Rama kërkon votën në Kavajë, premton zgjidhjen për pandeminë dhe rindërtimin

Nga Exit News
Rama kërkon votën në Kavajë, premton zgjidhjen për pandeminë dhe rindërtimin

Kryeministri Rama kërkoi sot në Kavajë që qytetarët të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa theksoi si sfida kryesore që do të zgjidhë, pandeminë dhe rindërtimin.

Pikat kryesore që tha Rama përse duhet votuar PS në zgjedhje ishin:

  • Të heqim nga jetët tona armikun e padukshëm
  • Të kthejmë në shtëpi të gjithë ata që iu prishën banesat nga tërmeti brenda praverës së ardhshme
  • Drejtësia e re të forcohet dhe të bëhet e pathyeshme
  • Bujqësia të futet në ciklin e bujqësisë sipërmarrëse dhe deri në 2025 të çojmë 1 miliard euro eksportet bujqësore
  • Të çojmë përpara shëndetësinë duke reformuar administratën spitalore
  • Të mos kthehet mbrapsht historia me maturantët që nuk marrin dot degët që duan

Kryeministri theksoi se vota për opozitën sipas tij do të thotë kthim pas për vendin.

Rama nënvizoi se Kavaja ka ndryshuar vetëm në sajë të PS dhe kërkoi që qytetarët “të mos votojnë me tifozllëk”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>