Rama: Kishim 18-19 skenarë për vaksinat, Kina dhe Rusia luajtën gjeopoltiikisht

Nga Exit News
Rama: Kishim 18-19 skenarë për vaksinat, Kina dhe Rusia luajtën gjeopoltiikisht

Kryeminsitri Edi Rama deklaroi të enjten në Log në ABC, se qeveria kishte 18-19 skenarë për të sigruar vaksina e Covid-19.

Ai tha se Kina dhe Rusia luajtën gjeopolitkisht, duke u dhënë vendeve të vogla vaksina.

Rama tha se situata e vaksinave të Kinës dhe Rusisë duhet parë me dinamikë, se çfarë qëndrimi pati Europa në fillim dhe më vonë.

“Duhet parë në dinamikë, sepse nuk ma ha mendja se pasi u ka shkuar në mend, po unë nuk e mendoja që do të vinte dita që Angela Merkel do të thoshte që edhe sikur EMA të mos e miratojë ne do të marrim Sputnik-un”, tha Rama.

Ai tha se ka shumë vende që kanë bërë kërkesë për vaksina dhe ende s’kanë marrë asgjë.

“Ne eksportuam rrugë të tjera, për të qenë gati nëse nuk do të hapej shumë hapësirë me dy vaksinat dhe kemi gjetur kanale të tjera, jo shtetërore”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>