Rama komenton raportin e KE-së: Pasqyrë reale e arritjeve të Shqipërisë

Rama komenton raportin e KE-së: Pasqyrë reale e arritjeve të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama komentoi sot raportin e përparimit të Komisionit Europian bërë publik një ditë më parë. Rama tha se përfundimet e raportit na japin një pasqyrë reale të arritjeve dhe progresit që ka bërë vendi në vitin e fundit.

“Në faqet e raportit konstatohet se nga viti i shkuar deri më sot, Shqipëria ka bërë progres në rrugën drejt BE-së. 

Është një pasqyrë ku pa vështirësi mund të shihen të gjitha shtrembërimit e opozitës rrugore, për të krijuar në sytë e opinionit dhe miqve apo partnerëve që kanë vullnet të dëgjojnë kolegët e ikur në drejtim të paditur, pamjen e një Shqipërie tjetër. 

Ne nuk pretendojmë se Shqipëria i ka tejkaluar të gjitha problemet dhe ka arritur objektivin fundor.

Sot flasim për një fazë të ndërmjetme që duhet çelur me zyrtarizimin e negociatave për të përparuar në të gjitha drejtimet që ka rruga e transformimit të Shqipërisë në një shtet të standardeve të BE.”

Po ashtu Rama tha se në raport vlerësohet reforma në drejtësi, kaq shumë e sulmuar nga opozita:

“Raporti i komisionit, që është më i besueshëmi i ndërkombëtarëve, në raport me çdo detaj të problematikave të një vendi në rrugën e anëtarësimit në BE hedh poshtë çdo pretendim dhe përpjekje për ta tregur reformën në drejtësi si dështim, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si një dështim dhe në vijimësi në çdo aspekt raporti jep një pasqyrë besnike të arritjeve dhe problemeve.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>