Kryeministri Edi Rama njoftoi të martën se është konsultuar me rektorët e universiteteve në vend për ligjin e Arsimit të Lartë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se do të krijohet një Komitet i Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.
“Do të punojmë ngushtësisht #sëbashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri”, përfundon Rama.