Kryeministri Edi Rama krahasoi investimet e kryera nga qeveria e tij në infrastrukturën shkollore me ato të kryera në qeverinë e PD-së. Ai u shpreh se ka ndërtuar 23 shkolla më shumë se çdo qeveri e PD-së.
Gjatë një takimi me fëmijët e Kamzës sëbashku me kryebashkiakun Rakip Suli, ai u shpreh se janë gjatë 8 viteve janë ndërtuar 23 shkolla, kopshte dhe çerdhe më kushte europiane:
“Krenar që po bëjmë për fëmijët e Kamzës atë që ata që duan të vijnë, as në gjumin më të ëmbël s’e kanë parë dot +23 shkolla të reja europiane në çdo aspekt”.
Rama u shpreh se qeveria e tij investoi në kanalizimet në këtë bashki në mënyrë që fëmijët të mos shkojnë me ‘not në shkollë’:
“…Kanalizime të kryera e në ndërtim që fëmijët e sotëm të mos shkojnë me not në shkollë, siç shkonin fëmijët e politikës me dy gishta si cfurqe në sytë e të ardhmes së kësaj zone të helmuar me dekada nga ajo politikë…”.