Rama: Kriminaliteti brenda normës, policia do të kontrollojë bizneset në bregdet

Rama: Kriminaliteti brenda normës, policia do të kontrollojë bizneset në bregdet

 

Kryeminsitri Rama, në një mbledhje me gazetarët të martën deklaroi se nuk ishte i shqetësuar për nivelin e kriminalitetit në vend apo edhe aksidenteve.

Ai argumentoi se ato nuk përbënin një trend, por ishin brenda kufijëve të arsyeshme.

“Në një vështrim të gjerë trendet janë brenda një limiti që përcakton edhe shkallën se si kriminaliteti apo aksidentet ulen apo ngrihen, nëse ulje-ngritjet janë brenda kufijëve të të arsyeshmes,” shtoi Rama.

Duke iu referuar konflikteve të fundit të lidhura me ndarjen e zonave të plazhit, në Velipojë dhe në Drimadhe, Rama paralajmëroi kontrolle ndaj subjekteve private në bregdet gjatë sezonit veror.

“Unë dua ti bëj thirrje atyre subjekteve, të cilat nuk janë në rregull me dokumentacionin, që të largohen nga sipërfaqjet që nuk iu takon, me ligj dhe me rregull,” u shpreh ai.

Rama tha se policia do të ishte e pranishme në vijën bregdetare, e do të konfiskonte çadrat e shezllongjet që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.

Megjithatë, ai e konsideroi skemën e menazhimit të plazheve si të suksesshme, pasi ajo “ka krijuar më shumë të ardhura, dhe për publikun, institucionet, në këtë rast bashkitë, dhe më shumë hapsira për qytetarët që nuk duan të jenë pjesë e plazheve private”.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>