Rama kujton 100 vjetorin e Luftës së Vlorës

Nga Exit News
Rama kujton 100 vjetorin e Luftës së Vlorës

Kryeministri Edi Rama kujtoi të mërkurën 100 vjetorin e Luftës së Vlorës. Në një postim në Facebook, Rama tregoi monumentin e pavarësisë të krijuar nga Kristaq Rama, babai i tij dhe shkroi:

“Nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo video e monumentit ku shoh duart e tim eti, Kristaq Ramës, s’rri dot pa ju thënë se ndjehem bukur, shumë bukur, për faktin se kushdo që do ta përkujtojë atë luftë do të përulet përballë kësaj vepre”.

Lufta e Vlorës u zhvillua më 1920  mes Italisë dhe shqiptarëve. Lufta zgjati tre muaj. Në 3 shtator 1920 pas betejës shqiptarët hynë fitimtare në qytetin e Vlorës duke i detyruar pushtuesit italianë të largoheshin, jo vetëm nga Vlora por edhe nga Saranda, Durrësi e Shëngjini.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>