Kryeministri Edi Rama ka reaguar për gazetën gjermane BILD, në lidhje me deklaratat e ministrit gjerman të Shëndetësisë se vizitat familjare në Ballkan ishin fajtorë për valën e dytë të COVID-19, në vitin 2020.
Rama u shpreh se nuk do ta lejojë që Shqipëria të penalizohet për udhëtimet në BE, për këtë sezon veror.
“Është një skandal që një ministër gjerman denoncon publikisht Ballkanin dhe kështu gjithashtu zhvlerëson njerëzit me një sfond migrimi.Unë nuk do të lejoj që Shqipëria të portretizohet si një zonë rreziku për udhëtimet e pushimeve, nuk ka shifra për ta provuar këtë.
Një ministër gjerman i shëndetësisë duhet të kujdeset për vaksinimin e popullsisë gjermane dhe të mos zgjojë pakënaqësi stereotipike kundër Ballkanit në mënyrë që të mbrojë një rekord të dukshëm të keq”, u shpreh Rama për BILD.
Jens Spahn, Ministri gjerman i Shëndetësisë, CDU tha në kanalin televiziv gjerman ZDF se vizitat familjare në Ballkan ishin fajtorë për valën e dytë të COVID.