Rama kundra një mbyllje të dytë të vendit

Nga Exit News
Rama kundra një mbyllje të dytë të vendit

“Bllokimi i dytë do të na vrasë. Do të jetë shkatërruese për familjet tona dhe për ekonominë në tërësi”. Kështu u shpreh Kryeministri Rama në një intervistë për gazetën polake ‘Business Insider Polska’, të botuar në Top Channel.

“Prandaj, ne kemi vendosur kufizime shtesë. Duhen veshur maska dhe të mbrojmë veten dhe të tjerët jo vetëm brenda, por edhe jashtë”, shtoi Rama për gazetarët polak.

Kryeministri ka folur për gazetarët polak me rastin e hapjes në Shqipëri të ndërmarrjes polake ‘Software Development Academy’, e cila ofron kurse programimi për njerëzit që duan të ndryshojnë karrierën e tyre.

Të njëjti qendrim, Kryeministri e artikuloi edhe sot, 19 tetor, gjatë konferencës për prezantimin e platformës online të mësimit.

“Një mbyllje përsëri do të ishte shumë herë më problem dhe me shumë më tepër pasoja se mbyllja e parë në të gjitha aspekte. Këtë rrezik mund ta shmangim duke mos shmangur bezdinë të vënies së maskës sapo dalim nga shtëpia dhe kudo. Kjo nuk është një lojë, nuk është një grip i zakonshëm, dhe sëbashku me gripin dobësojnë organizmin që sulmojnë dhe që prekin”, u shpreh Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>