Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do të mbrojë asnjë deputet apo ministër kundër hetimit të drejtësisë.
“Ta harrojnë që ne do të ngrejmë kartonin për të mbrojtur ndonjë persona para ligjit. Partitë po humbin fuqinë kundër drejtëisë. Askush që ka llogari me ligjin nuk flen më i qetë”, u shpreh Rama në Kuvend të enjten, gjatë prezantimit të programit të qeverisë.
Ai tregoji se objektivat e qeverisë janë reforma në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit përmes digjitalizimit të shërbimeve, reforma në arsim, dhe zhvillimi i turizmit.
Për hetimin e politikanëve, Rama u shpreh se “njerëzit me pushtet politik për të ndalur reformën në drekjtësi ka marrë fund, duke inskenuar skena politike mediatike të paqëna. Udhëheqësit e asaj ofensive janë figurat më të diskretituar në Shqipëri”.
Ai premtoi se do të japë 50 milionë kredi shtetërore për kompaninë e teknologjisë për digjitalizmin e shërbimeve të qeverisë dhe futjen e teknologjisë në shkolla.
Ndër premtimet e tjera të Ramës ishin edhe vazhdimi i reformës në arsim, në vecanti në arsimin universitar, ndërtimin e 4 aeroporteve dhe porteve, heqjen e qeseve plastike, dy parqe fotovoltaike, rritje e eksporteve bujqësore në 1 miliardë dollarë, vazhdimi i koncesionit në HEC-in e Vlorës, etj.