Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse nuk fiton zgjedhjet do të largohet nga drejtimi i PS duke thënë se “qeveri nga halli nuk bëj”.
I ftuar në Opinion ai u pyet se kë qua humbe dhe deklaroi:
“Nëse Partia Socialiste nuk ka një mandat të qartë, unë nuk jam. Nëse duhet të ndërtoj një shumicë qeverisëse nga halli, unë nuk jam. Unë besoj që norma në demokraci është që partia e parë është partia fituese. Ti merr 67, tjetrit 62 dhe LSI 3-4. Nëse unë nuk kam mandatin e qartë për të bërë realitet projektin bazuar në këto që po flasim, unë nuk jam”.