Ligji për amnistinë fiskale dhe për legalizmin e kanabisit do të miratohen pas konsultimeve me institucionet ndërkombëtare. Kështu u shpreh Kryeministri Rama, të martën, në një bisedë me gazetarët.
“Amnisti fiskale po punojmë për të arritur nje konsensus 100% me strukturat ndërkombëtare. Nuk kemi afat se kur do të përfundojë.
Nuk heq dorë nga legalizimi i kanabisit, është i lidhur me konsultime me ekspertizë ndërkombëtare.”
Qeveria miratoi në korrik të këtij viti ligjin për amnistinë fiskale (lexo këtu për më shumë), i cili u kundërshtua nga FMN dhe shoqatat e bankave, pasi i jep mundësinë zyrtarëve të lartë të legalizojnë paratë e korrupsionit.
Ndërsa për legalizmin e kanabisit, më 9 maj Rama, gjatë një konference me ambasadorin e BE-së Soreca, tha se qeveria po punon me këshilltarë të huaj dhe vendas që prej një viti dhe së shpejti do të bëhet publik draft ligji.
Kjo deklaratë u hodh poshtë, atëherë nga KE, e cila sqaroi se nuk është përfshirë në hartimin, konsultimin ose përgatitjen e projektligjit të qeverisë Rama për legalizimin e kanabisit mjkësor.