Rama luan me idenë se shqiptarët janë të mallkuar

Nga Exit News
Rama luan me idenë se shqiptarët janë të mallkuar

Të mërkurën, kryeministri Edi Rama deklaroi në Lushnje se shqiptarët janë të mallkuar sepse sapo fillojnë “ngjitjen e madhe”, rrëzohen.

Kryeminsitri luajti me idenë se për shkak të “mallkimit” sapo qeveria kalon një sfidë, i shfaqet një tjetër sfidë edhe më e madhe.

Menjëherë sapo ne morëm frymë të lehtësuar sepse u gjetën rrugët për rindërtimin, vjen goditja tjetër, një tërmet që mbylli gjithë botën, futi në krizë superfuqi dhe përsëri u testua karakteri ynë dhe përsëri ne qëndruam,” u shpreh ai.

Kryeministri pyeti se si ishte e mundur që pasi kalojmë sfida kaq të mëdha dhe të mos thyhejmë mallkimin.

Ai përmendi faktin se një vend i vogël si Shqipëria renditej ndër vendet më të zhvilluara për vaksinimin.

Çfarë e ka penguar shqiptarin, shqiptarët të ishin aty ku e ka vendin? Dora e mbrapshtë e robit, ai zinxhiri i mallkimit,” tha Rama.

Rama aludoi se votimi i opozitës do të ishte një tjetër mallkim që do të pengonte ngjitjen e shqiptarëve.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>