Rama: Marrëveshja nuk është reformë, por dakordësi për klimën politike

Nga Exit News
Rama: Marrëveshja nuk është reformë, por dakordësi për klimën politike

“Marrëveshja nuk është reformë zgjedhore, por “një dakordësi për një ‘status quo’ që Shqipërinë nuk e ndihmon në reformimin e administrimin e zgjedhjeve por e ndihmon lidhur me klimën, me dakordësinë në proces dhe lehtëson frikën që ka Lulzim Basha dhe PD”.

Kështu e komentoi kryeministri Rama marërveshjen e firmosur nga Këshilli Politik, në Kuvend, të enjten paradite.

Kryeministri shprehu pakënaqësinë e tij për mos depolitizimin e administratës zgjedhore, edhe pse “kemi 30 vjet që duam ta bëjmë”. Ai sqaroi se kjo gjë nuk u arrti për shkak të opozitës, e cila e kundërshtoi këtë propozim.

Rama tha se PS do ta miratojë marërveshjen zgjedhore në Kuvend, por nuk mund të detyrojë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

“Duam s’duam ne, duan s’duan ata sot janë 3 palë në Shqipëri. Jemi ne, ata jashtë, janë ata brenda dhe ne kemi detyrimin t’i akomodojnë kërkesat e tyre por nuk jemi fondacioni ‘Populli’ që merr dhe ik”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>