Rama: Marrëveshjen e bëra siç e donte Basha

Nga Exit News
Rama: Marrëveshjen e bëra siç e donte Basha

Kryeministri Edi Rama tregoi se marrëveshjen zgjedhore e ka bërë sikurse e ka kërkuar kryetari i PD-së Basha.  “Ne kemi dakordësuar një marrëveshje, nuk është marrëveshja që unë dhe PS do të donte.

Ne pranuam që, pasi topi shkoi në fushën e Bashës e s’po dukej gjëkundi, t’i themi bëje si do ti”, tha Rama para gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes me tre kryetarët e grupeve parlamenetare.

Duke ironizuar zotin Basha, kryeministri u shpreh se “ishte surprizë kur e dëgjuam që tha se më e mira është kjo që kemi”.

Rama theksoi rëndësinë e depolitizimit të komisioneve duke thënë se nëse do të ishte pranuar do të ishte më e lehat ta pranonte opozita parlamentare.

“Do ishte shumë më e lehtë sot se këta këtu (opozita parlamentare) kanë të drejtë kur thonë se sistemi i komisioneve dhe numërimi partiak nuk i garanton aq sa duhet forcat e vogla”,- tha Rama.

Ai tregoi se me zotin Basha ishte më e lehtë arritja e një marrëveshje sepse “zotit Basha i thashë bëje si të duash, por ti them edhe zotit Murrizi bëj si të duash atëherë do kemi dy palë zgjedhje dhe duhet të kemi edhe dy shtete të ndryshme”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>