Rama: Maskat të detyrueshme për të shmangur një karantinë të dytë

Nga Exit News
Rama: Maskat të detyrueshme për të shmangur një karantinë të dytë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se detyrimi për mbajtjen e maskës është për të shmangur një karantinë të dytë.

Në një konferencë për shtyp, Rama pohoi se ky vendim i qeverisë nuk ka lidhje me gjobat.

“Nuk është gjoba motivi pse njerëzit duhet të mbajnë maskën. Motivi kryesor është që të shmangim një mbyllje tjetër. Që do të ishte shumë e rëndë për të gjithë. Nuk ja vlen të rrezikosh një goditje të tillë. Nuk është çështja te gjoba, fare”

Në fundjavë qeveria njoftoi se maskat do të jenë të detyrueshme kudo dhe do të gjobiten ata që nuk respektojnë rregullat.

Nga e enjtja, 15 tetor, policia do të kontrollojë rrugëve nëse qytetarët mbajnë maska mbrojtëse apo jo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>