Rama mbështet zbatimin e marrëveshjes së 5 majit dhe listat e hapura

Nga Exit News
Rama mbështet zbatimin e marrëveshjes së 5 majit dhe listat e hapura

Kryeministri Rama zotohet se do t’i përmbahet marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik me opozitën jashtëparlamentare, por është i hapur për diskutimin e listave të hapura.

“Tani unë them t’i hapim listat duke gjetur një formulë që edhe të mbrojmë një arritje të madhe, për të cilën unë jam krenar, që është përfaqësimi dinjitoz i grave në parlament.” – tha Rama në Top Channel.

Rama nuk foli për mënyrën si mendon të ndalojë koalicionet parazgjedhore duke thënë se nuk është koha për të folur për procese teknike.

Ai e quajti propagandë tezën se po e bën këtë për interesin e tij politik.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme