Kryeministri Edi Rama u mburr me procesin e rindërtimit dhe të vaksinimit në vend. Në një postim në Facebook , rama lavdëron puënn e tij për procesin e rindërtimit, duke u shprehur se:
“Mos e harroni që të nesërmen e tërmetit askush s’e besonte që do t’ia dilnim rimëkëmbjes së atyre mijëra e mijëra familjeve të mbetura pa strehë – por ne po e fitojmë hap pas hapi betejën e Rindërtimit”.
Njësoj ai mburret me mbërritjen e vaksinave në vend. Ai lavdëron punën e tij, duke treguar se ia ka kaluar edhe vendeve të Evropës:
“Po njësoj do t’ia dalim vaksinimit të të gjithë qytetarëve të këtij vendi, hap pas hapi, duke e kapërcyer malin e vështirësive, siguruar të gjitha dozat e nevojshme dhe vaksinuar krejt popullin aspak më vonë se sa vendet e tjera, në Europë e në rajon po se po”.