Kryeministri Edi Rama i kërkoi qytetarëve të kenë besim tek masat antiCovid, të miratuar nga qeveria e tij të enjten, përfshirë edhe shtyrjen e orës policore nga 22:00 në 23:00.
“Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!”, shkroi Rama në Tëitter, në përgjgije të ankesave të qytetarëve për lënien në fuqi të orës policore.
Të enjten Komiteti Teknik vendosi shtyrjen e orës policore, heqjen e maskës në rrugë dhe lejimin e aktivitetve sportive dhe kulturore me publik.