Kryeminsitri Rama, në një takim të hënën me të rinj të qytetit të Gramshit, u shpreh se Shqipëria do ta lë pas e para pandeminë nëse vazhdon me këtë qeveri.
“Shqipëria, ndër të parat vende që do ta lë pas tunelin e pandemisë. Këtë luftë do ta fitojë kjo shumicë qeverisëse. Pa politikën, Shqipëria nuk mund të bëhet e ardhmja jonë,” u shpreh Rama.
Më herët ai u shpreh se shqiptarët historikisht kanë shkuar pas premtimeve për para të shpejta, ndërkohë që qeveria e tij i shkon problemeve në rrënjë.
Rama tha se qeveria po reformon drejtësinë, po përballet me varfërinë duke luftuar vjedhjen e energjisë, ujit dhe pronave.
Po ashtu, ai tha se përballuan me sukses tërmetin dhe e njëjta gjë do të ndodhte edhe me pandeminë.
Sfidat përballohën me punë, sipas kryeminsitrit.