Rama merr në mbrojtje sipërmarrësin Gjergj Luca

Nga Exit News
Rama merr në mbrojtje sipërmarrësin Gjergj Luca

Kryeministri Rama ka komentuar përplasjen mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe sipërmarrësit Gjergj Luca në Elbasan dy ditë më parë.

Rama tha nga Elbasani se konflikti reflekton “natyrën e dhunshme dhe vulgare” të opozitës ndërsa quajti kandidatin e PD-së, grushtues dhe vjedhës telefoni.

Ndërkaq për sipërmarrësin Gjergj Luca, Rama tha se ai është një nga punëdhënësit dhe punëkrijuesit më të mëdhenj në Elbasan

“Imagjinoni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi, i një punëdhënësi të madh këtu në Elbasan, i një punëkrijuesi në zonën e Elbasanit si Gjergj Luca të kishte qenë cilido prej nesh. Imagjinojeni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi, grabitësi i telefonit të tij,  dhunuesi publik i tij të ishte cilido prej nesh  Imagjino ca do të kishin bërë dhe sa do të kishin bërë. Sa lumenj llumi do të kishin derdhur në Europë. Do të kishin vënë kujën. Ne e kemi të qartë që njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara”, tha Rama.

Të enjten, në një lokal në Labinot të Elbasanit, Luçiano Boçi dhe Gjergj Luca u përplasën me njëri-tjetrin. Më pas të dy ju drejtuan prokurorisë për padi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>