
Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar mësuesve t’i shpjegojnë nxënësve rëndësinë e zbatimit të distancimit social.
Gjatë vizitës në shkollën e rindërtuar në Vlorë, Rama përdori shembullin e tij personal për të treguar rëndësinë e distancimit social.
“Rolin e posaçëm e keni ju në dorë, që të jeni strikt e të duruar. S’bëhet kjo me rreshtore e britma, duhet dhe me shpjegim. Hajde shpjegoja Zahos se pse nuk duhet të takohet me shokun. Se pse duhet t’i rrish shokut larg, e pse duhet të lash duart vazhdimisht. Është shumë e vështirë”, tha Rama gjatë takimit me Kryebashiakun e Vlorës Dritan Leli.