Kryeministri Edi Rama deklaroi se ai nuk ka bërë 1 miliardë lekë pasuri.
“Unë nuk kam bërë 1 miliardë lekë o të marrsha të keqen, po kështu është kur disa shkruajne budallallëqe ligësisht e të tjere bien pre e budallallëqeve marrëzisht!”, ju përgjigj Rama një komentuesi në Facebook, i cili e pyeti “si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga si qeveritar”.
Rama u shpreh se deklarimet e tij kontrollohen nga Inspektoriati Kombetar perkates. Ai theksoi “nuk ka qindarkë të pajustifikueshme që i shpëton verifikimit!”.
Reporteri publikoi më 23 shkurt pasurinë e kryeministrit dhe familjarëve të tij nga viti 2003 deri në vitin 2018. Sipas analizës së Reporter pasuria familjare e kryeministrit u rrit me 16 përqind.
Nga 13 deklarime, vetëm një prej tyre rezultoi me probleme, për shkak se burimi financiar i shtëpisë së tij në Dajt mbetet i paqartë.