Kryeministri Edi Rama tha sot se nëse qeveritë e BE-së vendosin të mos i hapin negociatat me Shqipërinë, ky vendim nuk ka të bëjë me përparimin e vendit, por tregon kundërshtitë e brendshme të BE-së.
Në një komunikimit për qytetatët, Rama deklaroi:
“Përtej tërë spekulimeve e brockullave në Shqipëri, vendimmarrja e 18 tetorit s’ka asnjë lidhje me cfarë kemi bërë apo skemi bërë ne për të merituar po-në. Sikur sot në vendin e Shqipërisë dhe Maqedonisë të ishin dy vende të tjera që janë pjesë e BE-së, situata e tyre do të ishte po njësoj.
Vendimmarrja ka lidhje thelbësore me çfarë duan apo nuk duan të bëjnë anëtarët e unionit mes veti me reformën e Bashkimit Europian dhe me metodologjinë e negociatave me vednet kandidate.”
Kryeministri sqaroi se është Franca shteti që ka “një vizion publikisht të shpallur për një reformim të thellë të unionit përpara se sa t ë vazhdohet me zgjerimin e BE-së” dhe se kjo gjë mund të penalizojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut:
“Kjo qasje e Francës […] ka shumë rëndësi të kuptohet se nuk është kurrsesi një qasje kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në vetvete.”
Pavarësisht vendimit që do të marrë Këshilli Europian, Zoti Rama tha se Shqipëria i ka bërë ‘detyrat e shtëpisë’ ngarkuar nga BE dhe se këtë e konfirmon fakti se “Komisioni Europian i ka dhënë Këshillit Europian rekomandimin për çeljen e negociatave pa kushte”.