Kryeministri Edi Rama deklaroi se partnerët ndëkombëtar bëjnë deklarata pro tij ose pro qeverisë për shkak të reformës në drejtësi.
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit ‘Drejtësia që duam’, Rama tha se nuk është në karakterin e ndërkombëtarëve të bëjnë lëvdata.
“Shumë kush nuk e kupton pse partnerët tanë bëjnë deklarata pro qeverisë apo pro meje. Nuk kanë ata asnjë arsye të marrin anë dhe nuk është në karakterin e tyre. Ka vetëm një arsye të madhe e të qartë për mbështetjen e tyre, që shpesh përqeshet si mbështetje për ne: Reforma në drejtësi”
Rama tha se SPAK po vepron duke përmendur rastin e gjyqtares Enkeleda Hoxha dhe mjekut Edvin Prifti.