
Pas ndryshimeve të gjashtë ministave dhe zëvendësministrave, të tjera shkarkime dhe emërime janë bërë në nivel zëvendësministrash dhe prefektësh.
Gjatë mbledhje së sotme, Këshilli i Ministrave shkarkoi zëvendësministrin e Brendhsme Elona Gjebrea, njëkohësisht e para në listën e kandidatëve të deputetëve të PS në qarkun e Tiranës. Në vend të Zonjës Gjebrea u emërua Rovena Voda.
Zëvendësministri i Financave Ervin Mete u shkarkua dhe në vend të tij u emërua Irena Beqiraj, e cila dhe më herët ka qenë në të njëjtin pozicion por prej pak muajsh ishte këshilltare e Kryeministrit Rama për ekonominë.
Zëvendësministri i Shëndetësisë Eridian Salianji u shkarkua dhe në vend të tij u emërua Etilda Gjonaj.
Po ashtu u emëruan dhe 7 prefekte të rinj:
Admir Abria në Tiranë,
Ardit Demiri në Elbasan,
Ardit Kaja në Dibër,
Emiljan Jani në Durrës,
Valbona Zylyftari në Berat,
Pandi Papando në Korçë,
Vasil Bregu në Korçë.