Rama në diplomimin e studentëve të mjekësisë, përplaset me studentin

Nga Exit News
Rama në diplomimin e studentëve të mjekësisë, përplaset me studentin

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të Universitetit të Mjekësisë.

Gjatë fjalës së Ramës, një prej studentëve nga salla ndërhyri duke e pyetur Ramën nëse e di që studentët që diplomohen sot në sallë janë studentë të pasur, sepse të varfërit nuk i përballojnë dot tarifat e larta të arsimit publik.

Kryeministri Rama tha se ky pretendim nuk është i vërtetë dhe këshilloi studentin të merrte ilaçe:

“Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni ushtrimin e profesionit sapo të hidhni kapelen, merreni edhe jepini recetën e duhur në kohën e barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër është i kthjellët.”

Rama njoftoi mjekët e rinj se ata që do të pranojnë të punojnë larg vendbanimit të tyre do të marrin përveç pagës, dhe një bonus mujor.

“Ne po përgatisim masa të tjera mbështetesë për të rritur mbrojtjen dhe për të rritur respektin për mjekët nga pikëpamja financiare dhe nga pikëpamja e banesës”, shtoi Zoti Rama.

Rama kundështoi dhe denoncimet e opozitës se mjekët dhe infermierët po largohen nga Shqipëria. Ai tha se aktualisht janë 1500 infermierë që janë në listë pritje për tu punësuar në spitalet shtetërore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>