Rama në Itali: Përkujton eksodin e emigrantëve dhe kërkon njohjen patentave

Rama në Itali: Përkujton eksodin e emigrantëve dhe kërkon njohjen patentave

Kryeminsitri Rama mori pjesë në një ceremoni përkujtimore zhvilluar në Puglia për të kujtuar 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve drejt Italisë në 1991.

Ai u prit nga Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio dhe Presidentin e Rajonit të Pulias, Michele Emiliano, me të cilët mbajti edhe një konferencë.

Gjatë fjalës së tij në Rama i vendosi theksin te marrëdhënit shumë të mira mes dy vendeve, jo vetëm në kohë të mira, por edhe kohë të vështira. Ai shprehu falenderimin e tij për Italinë, që 30 vite më parë mirëpriti mijëra shqiptarë.

Kryeminsitri falenderoi Di Maion dhe Emilianon për atë që e quajti kontribut të tyre personal pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Uroj që ne mund të jemi në lartësinë e kësaj miqësie. Uroj që të mos keni nevojë kurrë për ne, por nëse do të keni ne do të jemi aty. Të nderuar që jemi në krahun tuaj.”

Ai rikujtoi se janë gjysmë milioni shqiptar që punojnë e kontribuojnë në Itali, ndërkohë që në vendin tonë numërohen rreth 50 mijë sipërmarrje italiane.

Në fund, Rama shfrytëzoi rastin për t’i bërë thirrje Italisë që të zgjidh problemin e patentave të shqiptarëve, pasi “kanë ngecur në korridoret unikë të burokracisë italiane”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>