Kryeministri Edi Rama publikoi një video të xhiruar gjatë vizitës së tij në lagjen e re të ndërtimit në Rrëshen.
Rama u shpreh se banesat e reja do të kenë të njëjtën cilësi si resortet e vilave të shtrenjta.
Ai u shpreh se ne rindêrtimin edhe të varfërit mund të kenë banesa të mira njësoj si të pasurit, por falas.
Përfaqësues të kompanisë së ndërtimit u shprehën se banesat do të jenë gati në tetor 2021.
Tenderi për rindërtimin në Rrëshen u kryen më tetor 2020. Ai u fitua nga bashkimi i kompanive: The Best Construktion” & “Vëllezërit Hysa” & “Arifaj”shpk & “Denis- 05”shpk”.
Sipas dokumentave të tenderit do të ndërtohen 238 banesave individuale, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të tyre”, nga të cilat 61 banesa sipas modelit 1+1, 98 banesa sipas modelit 1+2 dhe 79 banesa sipas modelit 1+3″. Nga të cilat 191 në Kurbin, 47 banesa ne Mirditë.
Vkera e tenderit ishte 629,432,330 lekë pa tvsh.