
Kryeministri Edi Rama, në një takim me qytetarët në Vlorë, ka sulmuar Partinë Demokratike, duke thënë se vota për të është rikthim i vjedhjes së pronave në bregdet.
“Ata kanë ardhur si përfaqësues i plani grabitësish të vlonjatëve, himarjotëve, sarandjotëve, për të risjellë fantazmën që e ngriti në peshë Orikumin,” u shpreh Rama.
Ai akuzoi PD se me anullimin e ligjit pronave, që sipas tij është miratuar edhe nga Gjykata e Strasburgut, po tenton t’u jap pronat investitorëve e pronarëve që nuk kanë as stërgjyshër në ato zona.
Rama tha se siç është trasformuar lagjja historike e Vlorës apo lagje si Colja e Kumja, do të trasformohet gjithë qyteti.