Kryeministri Edi Rama u shpreh të enjten se nëse viktima e ngjarjes së Elbasanit, Pjerin Xhuvani “do të ishte vrarë nga një socialist, do të ishte djegur Shqipëria”.
“Ajo që ndodhi dje në Elbasan ishte kafshëri. Është thënë me gojën e vet zëdhënësit të vendngjarjes, strukturë që mund të vrasë, me çfarë mund të vrasë, me llafe”, tha Rama në Opinion.
Ai tha se PD ka ndërtuar një strukturë që ndalon njerëzit në makinë, ju thonë zbrisni.
“Kjo është historia e gjithë vrasjeve e maskarallëqeve në vend. Përgjegjësia ime është që t’i them popullit shqiptar: ditën e diel varrosini përgjithmonë këto figura”, tha Rama.