Kryeministri Edi Rama njoftoi të enjten se do të mbërrijë një grup tjetër nga Greqia për të zëvendësuar grupin e kontrollorëve ajror.
Ai tha se së bashku me turqit ata do të vijojnë punën. Rama e konsideroi si një akt solidariteti nga Turqia dhe Greqia në kushte të “të rënda dhe të pakuptueshme”.
“Si pasojë e një marrëzie të stimuluara prej disa kohësh drejtpërdrejt nga Ilir Meta e te mbështetur nga Sali Berisha”.
Rama tha se një pjesë e kontrollorëve ajror kanë pranuar të kthehen në punë.
“Pas thirrjes së bërë nga unë dhe nga ministrja një pjesë e tyre janë rikthyer por kjo punë nuk mbaron me kaq pasi do të bëhet një proces i vëmendshëm”, tha Rama.
Rama tha se ka pasur shenja që po “gatuhej diçka”.
“Qëllimi ka qenë i mirë mbështetur në faktin se kontrollorët janë shumë të vështirë për ti zëvendësuar. Në kemi nj numër të caktuar ekselentësh që janë përfshirë në këtë proces”, tha Rama ne ABC.
Ai tha se greva të tilla nuk ndodhin në vende të tjera sepse janë të ndaluara më ligj.
Ai tha se ulja e rrogës ka ndodhur dhe në vende të tjera si pasojë e pandemisë.
Kjo sepse kontrollorët paguhen në varësi të trafikut ajror.
Rama tha se mund të dalin mjekët dhe të kërkojnë rritje rroge sepse janë në stres real dhe jo artificial, duke iu referuar kontrollorëve ajror.