
Kryeministri Rama lajmëroi ardhjen e pajisjeve dhe mjeteve mbrojtëse për mjekët dhe pacientët me koronavirus, të martën, në mbremje.
Ai publikoi në Facebook foton e avionit Air Albania duke u ngarkuar në aeroportin e Stambollit, e vetmja linjë që lejohet të flutorojë.
“LASGUSHI NË KËTË ÇAST DUKE U NGARKUAR NË STAMBOLL ME ARMËT E MBROJTJES SË JETËS SË PACIENTËVE DHE MJEKËVE TANË🙏”, shkruan Rama në Facebook.
Ai nuk ka dhënë asnjë të dhënë mbi këto furnizime. Nuk dihet nëse këto janë blerë apo dhuruar, apo nga cili vend i botës vijnë.