Rama njofton konferencë për shtyp për vrasjen e Klodian Rashës

Nga Exit News
Rama njofton konferencë për shtyp për vrasjen e Klodian Rashës

Kryeministri Edi Rama lajmëroi se do të mbajë një qendrim në orën 18:00 në lidhje me vrasjen e Klodian Rashës.

Përmes një postimi në Tëitter, Rama lajmëroi se është kthyer në Tiranë.

“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”

Kryeministri lajmëroi se udhëtoi për në SHBA katër ditë më parë për të siguruar vaksina për shqiptarët pas takimeve “sy më sy” me drejtuesit më të lartë të kompanive amerikane.

Nuk është e qartë se sa takime ka zhvilluar Rama në këto katër ditë, përvec atij me “bosin” e Pfizer-it.

E paqartë mbetet edhe nëse këto takime dhanë ndonjë rezultat konkret, përvec “hapjes se kanalit te komunikimit” me Pfitzer-in. Rama nuk tregoi nëse siguroi vaksina prej tyre, sa vaksina, me cilin cmim dhe me cilin afat dorëzimi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>