Kryeministri Edi Rama njoftoi ndërtimin e linjës së interkonjuksionit me Maqedoninë e Veriut.
Gjatë një komunikimi me gazetarët, Rama pohoi se pas vënies në funksion të linjës me Kosovën, po bëhet gati dhe linja me Maqedoninë e Veriut.
“Më lejoni të sjell në vëmendje se aktualisht jemi në kantier për projektin e linjës së interkonjeksioni Shqipëri-Maqedoni, sapo më në fund kemi vënë në punë linjës me Kosovën. Një projekt i konsideruar historik nga paraardhësi im, por i kthyer në histori sa të dhimbshme dhe qesharake për vite të tëra nga qeverisjet e mëparshme, dhe më pas i bllokuar nga vetoja e Serbisë, të cilës e hoqi aq më shumë e as më pak Shengeni Rajonal.
Nga ana tjetër besoj shumë se ky zhvillim kaq i rëndësishëm mes dy shteteve tona, dhe nga ana tjetër projekti Shqipëri-Maqedoni, janë pjesë e një tërësie ndryshimesh të mëdha që po ndodhin, përfshirë këtu dhe kushtet për themelimin e bursës shqiptare të energjisë që nisi me ndryshimet ligjore të 2018, dhe pastaj me nënshkrimin mes aksionarëve mes operatorëve të Shqipërisë e Kosovës për shpërndarjen, çka përbën etapë të re për sektorin.”
Rama shtoi se nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA-në për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, do të “do krijojë mundësi që mos çojë më dëm asnjë pikë ujë të destinuar për energji, dhe do e kthejë Shqipërinë në fuqi eksportuese të energjisë, por edhe mundësi të kursejmë për shkak të mundësisë për rezerva.”