Kryeministri Edi Rama njoftoi të hënën nisjen e rrjetit të trasmetimit 400 kw Kosovë-Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, Rama kjo nisëm ka filluar që në vitin 2010 por në vitin 2016 u përfundua marrëvshja me Kosovën.
Rama pohoi se Kosova për 4 vjet nuk arriti të merrte kod transmetimi nga rrjetet europiane për shkak të Serbisë, duke theksuar se shengeni rajonal synon të ndërmjetësojë këto problematika.
“Në 2014 qeveria e re jona filloi zbatimin e këtij projekti madhor, dhe e mbyllëm në 2 vjet, në 2016. Këtu sot jemi pas 4 vitesh, 4 vite pas përfundimit të projektit, kujtoj që kam qenë i pranishëm së bashku me mikun tim Isa Mustafën kur kemi lajmëruar përfundimin e projektit, dhe linja nuk u vu në punë, për një arsye që duhet thënë sot, dhe që u shërben atyre që në mënyrë t verbër kundërshtojnë përpjekjen tonë për të integruar qasjen ndaj të ardhmes së rajonit. Ishte vetoja e Serbisë.
Për 4 vite Kosova s’mund të merrte një kod transmetimi nga rrjetie uropian, sepse pala serbe pranonte ta njihte pavarësinë e rrjetit të Kosovës, me kushtin që të ishte i lidhur me të. Ky është Shengeni Rajonal. Kështu zgjidhen projektet që kanë rëndësi shumë të mëdha, dhe mbeten peng i sherreve të mëdha, që i ka penguar shqiptarëve të shohin përtej hundës së tyre.”
Rama u shpreh se “Vënia në punë e linjës 400 kë do sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në Shqipëri dhe do rrisë konsiderueshëm rrjetin interkonjektiv të OST.”