Olta Xhaçka do të jetë ministrja e re e jashtme ndërsa Niko Peleshi do të jetë ministër i Mbrojtjes.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter.
Ai shkruan:
“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”
Rama falenderoi Cakajn për punën e tij gjatë kësaj periudhe duke njoftuar se ai do të jetë pjesë e kabinetit të tij.