Rama njofton tërheqjen e Eglantina Gjermenit

Rama njofton tërheqjen e Eglantina Gjermenit

Një sërë emrash të njohur, deputet të Partisë Socialiste, kanë bërë të ditur pothuajse njëkohësisht vendimin e tyre për të mos kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit.

Largimi i radhës, ai i Eglantina Gjermenit, është njoftuar nga vetë kryeministri Rama më anë të një postimi në rrjetin Facebook.

Ai ka shfrytëzuar Festën e 8-Marsit për të falendëruar Gjermenin dhe Vasilika Hysin për kontributin e tyre në PS, por edhe për atë që Rama e quajti “tërheqjen plot klas nga jeta parlamentare”.

Eglantina Gjermeni ka qenë ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në mandatin e parë të qeverisë Rama.

Si fillim kanë qënë deputetët Vasilika Hysi, Besnik Braj e Sadi Vorpsi, që kanë njoftuar largimin e tyre me qëllim për të bërë vend për figura të reja.

Më pas edhe ish-deputeti Alfred Peza, i cili tha se përkundër dëshirës së kryeministrit Rama, nuk e shihte veten deputet në këtë fazë të jetës e aktivitetit të tij.

Në vijim statusi i plotë i Ramës:

Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas🌹, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore🌹🌹 të Shoqërisë Civile, që sollën në PS🌹vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS🌹me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri🙏

Vasilika Hysi🌹 dhe Eglantina Gjermeni🌹, shumë faleminderit nga zemra për gjithçka dhatë e bëtë në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe faleminderit edhe për leksionin e qytetarisë, mençurisë e mirësisë që u dhatë të gjithëve, me tërheqjen plot klas nga jeta parlamentare, si edhe premtimin për të vazhduar të jeni pjesë e këtij rrugëtimi pavarësisht karriges.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>