Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën se nuk do të vendosë deputetë të inkriminuar. Gjatë një konference për gazetarët, ai deklaroi se do të zbatojë ligjin e dekriminalizimit.
“Faktikisht përgjigjja ime lidhur me pyetjen ishte shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë, nuk ka nevojë të më vinin përpara ambasadoren amerikane për të më kujtuar mua detyrën që kam përpara ligjit”
Deklarata e Ramës, vjen një ditë pasi ambasadorja amerikane, Yuri Kim i bëri thirrje Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të përjashtojë nga listat për deputet, Tom Doshin.
Ambasadorja Kim ripublikoi vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit për ndalimin e hyrjes në SHBA të deputetit të Partisë Social Demokrate, Tom Doshi.
Vendimi u morr në vitin 2018. SHBA-të i ndaluan hyrjen në vend Tom Doshit dhe familjes së tij për “përfshirje në raste madhore korrupsioni.”