Rama nuk heq dorë nga Imanuel Kant

Rama nuk heq dorë nga Imanuel Kant

Kryeministri Rama nuk ndalet se “rishpikuri” shprehjet e filozofëve botërorë. Në një takim me policinë e shtetit, ai përdori një shprehje sipas tij të Kantit, që nuk është hera e parë që e citon.

Duke iu referuar akuzave ndaj policisë së bëra nga LSI e PD për përfshirjen e policisë në afera, kreu i qeverisë deklaroi sot para uniformave blu:

“Dua t’ju them se sa herë ndiheni të akuzuar me të padrejtë, të kujtoni një shprehje të Kantit: Kur dikush të akuzon për diçka që se ke bërë, ose e ka bërë vetë ose është i gatshëm që ta bëjë.”

Kjo shprehje e Kantit është përdoruar dhe herë të tjera nga zoti Rama, në një intervistë dhënë për gazetaren Ilva Tare.

Rezulton se në fakt kjo shprehje nuk është e filzofit Kant siç pretendon kryeministri. Pas kërkimesh nga exit.al bërë para pak kohësh në internet, arritëm në përfundimin se Kanti nuk ka thënë as fjalët që deklaroi Kryeministri Rama dhe as ndonjë gjë të ngjashme. Kryeministri e ka sajuar thënien “kantiane” kryekëput nga hiçi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>