Kryeministri Edi Rama deklaroi se ikja e të rinjve është një fenomen që ndodh edhe në Europë.
Gjatë një takimi në Korçë, Rama u shpreh se nuk ka asnjë argument për të thënë pse të rinjtë duhet të rrinë në Shqipëri.
“Nuk e kam një arsye për të thënë pse nuk duhet ti të largohesh në formën e një predikimi.”
Rama tha se Shqipëria ka pësuar ndryshim gjatë këtyre 30 viteve, duke theksuar se shqiptarët do të vazhdojnë largimin.