Kryeministri Rama deklaroi se vetëm 13 mijë persona kanë mbetur papunë nga 33 mijë që ishin gjatë karantinës.
Në një komunikim me gazetarët, Rama pohoi se shkurti i 2021 do të gjejë më pak papunësi se ky i këtij viti.
“Për personat që humbën vendin e punës gjatë karantinës, sot kemi një shifër të saktë. Kemi 13 mijë persona ende të pariintegruar, nga rreth 33 mijë që e humbën vendin e punës si pasojë e karantinës.
Në harkun e një viti, do ta tejkalojmë nivelin e shkurtit të këtij viti, muaj i fundit para karantinës, ku ka pasur 11 % papunësi, shifër e konfirmuar nga Banka Botërore.”
Rama tha se do të rrisë pagën minimale, duke theksuar se biznesi i vogël është çliruar nga tatimi mbi fitimin. Ai shtoi gjithashtu se projektet e qeverisë do të hapin vende të reja 15 mijë vende të reja pune.