Kryeministri Edi Rama deklaroi, të shtunën, se kuvendi mund të miratojë i vetëm ndryshimet e nevojshme të Kodit Zgjedhor, në rast se opozita jashtëparlamentare vazhdon të shtyjë bisedimet.
Në një prononcim të shkurtër nga Berlini, Rama tha se nuk mund të presë në pafundësi për opozitën:
“Opozita jashtëparlamentare të mos humbasi kohë sepse koha nuk pret.
Opozita të japë alternativa, por jo të pengojë procesin. Sepse nuk ka kohë për të pritur dhe ne nuk do të presim në pafundësi.
Kuvendi është legjitimi dhe mund të vazhdojë punën për të reflekuar në kodin zgjedhor ndryshimet kushtetues.”
Rama e quajti propozimin e PS-së për ‘listat e hapura’ një model europian:
“Propozimi nuk është shpikje, është një model që e kanë disa vende që përdorin listat e hapura.”
Siç Exit Neës ka sqaruar më parë, propozimi i PS-së për ‘listat e hapura’ është praktikisht sistem me lista të mbyllura. Ai krijon vetëm një mundësi të vogël që ndonjë ndonjë kandidat shumë popullor që nuk behet dot deputet sipas renditjes së partisë të bëhet duke zëvendësuar fituesin e fundit nga lista e partisë.
Për të mësuar më shumë për propozimin e PS-së, lexoni këtu.