Rama: Patronazhistët e PD janë të armatosur dhe shkojnë deri aty sa vrasin njerëz

Nga Exit News
Rama: Patronazhistët e PD janë të armatosur dhe shkojnë deri aty sa vrasin njerëz

Kryeministri Edi Rama komentoi në Real Story për ngjarjen e Elbasanit ku tha se “patronazhistët e PD janë të armatosur dhe shkojnë deri aty sa vrasin njerëz”.

Rama ftoi qytetarët që të imagjinojnë ngjarjen në kahun e kundër.

“Komenti im është që të gjithë qytetarët le ta mendojnë për një moment sikur kjo ngjarje të ishte zhvilluar në kahe të kundër, sikur furgonë të ngjashëm me furgonët e policisë të kishin mbërritur në cilindo qytet duke pasur brenda një strukturë paramilitare me ish-oficerë policie dhe të kishin logon e PS, të ndalonin njerëzit në rrugë dhe t’iu kërkonin hesap apo të vinin vërdallë nëpër pika të ndryshme duke krijuar një situatë të paimagjinueshme dhe pastaj imagjinoni sikur nga furgonët me paramilitarë të loguar si të PS të hapej zjarr, të vritej dikush, të plagosej një efektiv policie dhe mu aty pranë kufomës Taulant Balla të mbante një fjalim ku të akuzonte palën tjetër, të merrte vrasësin dhe të largohej”, tha ai.

Sipas Ramës PS është vënë në shënjstër se ka një organizim “tpik të partive të mëdha”.

Rama i cilësoi partonazhistët e PS si “normal” ndërsa të PD i akuzoi si njerëz që vrasin.

Ai tha se me ngjarjen duhet të merret Prokuroria dhe se komenti i tij ishte vetëm ky.

Ai e konsideroi ngjarjen si “tepër të rëndë” dhe “skandaloze”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>