Rama: PD bën hieno-politikë me familjen Cakoni

Nga Exit News
Rama: PD bën hieno-politikë me familjen Cakoni

Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar deklaratat e PD-së se ka braktisur familjen Cakoni, të prekur nga tërmeti.

“Thjesht jam shumë i keqardhur me hieno-politikën në tërësi dhe me hieno-politikën e PD-së në veçanti që nuk lë rast pa u përpjekur të keqpërdor dhimbjen dhe fatkeqësinë, të përpiqet të peshkojë në turbullirën që krijon duke manipuluar ndjenja njerëzore”, tha Rama i ftuar në emisionin Opinion, në Tv Klan.

Ai tha se faktet tregojnë se familjet e prekura nga tërmeti nuk janë prekur:

“I vetmi koment behet mbi faktet. Kush i do mund t’i marrë t’i shoh. Unë nuk e kam braktisur as atë dhe asnjë familje tjetër. Por nëse ata që humbën nuk ua kthej dot, të gjtihë ata do ti kthejë në një jetë të re që as nuk i kishin dhe as kishin për ti pasur nëse nuk do ti kishte rënë fatkeqësia”.

Familja Cakoni humbi dy persona, kryefamiljarin Kastriot Cakoni 55 vjeç dhe vajzën, Drita Cakoni 15 vjeç. Të vetmin të mbijetuar janë Manjola Cakoni dhe djali i saj 9 vjeçar.

Manjola Cakoni prej 3 shtatorit ka pretenduar në media si dhe në një video të realizuar nga  PD-në se qeveria e ka braktisur. Në videon e PD-së zonja Cakoni tregoi se e ka marrë në telefon Kryeministri e i ka thënë “të kesh turp”, duke ju referuar deklaratave të saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>