Rama për bisedimet me BE-në: Nuk e prish gjumin për këtë

Nga Exit News
Rama për bisedimet me BE-në: Nuk e prish gjumin për këtë

Kryeministri Edi Rama u shpreh se BE dështoi sërish në hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Unë nuk e prish gjumin për këtë. Kam gjëra të tjera më të rëndësishme”, u shpreh Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, të mërkurën, në Forumin Ekonomik të Shkupit.

“Çdo vend mund të ketë momentet e veta të palidhura me familjen e BE-së. Kjo nuk ka të bëjë me Maqedoninë dhe Evropën, por me Bullgarinë”, shtoi Rama.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, me heqjen e kufijve dhe ndërtimin e një tregu të përbashkët ekonomik.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme