Kryeministri Edi Rama ju përgjigjë Presidentit Ilir Meta për akuzat e tij për 110 milionë euro që vendo do t’i paguajnë Francesco Becchetit.
“Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm!”, shkroi Rama në një postim në Facebook.
Ai sqaroi se vendi ka fituar 3 nga 4 gjyqet e hapura kundra Francesco Becchetit.
“Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!”, përfundoi Rama.
Presidenti i bëri thirrje SPAK të hetojë përgjegjësit e dëmit ekonomik të shkaktuar nga ky vendim. Ai akuzoi Ramën sit ë vetmin fajtor të këtij vendimi.
Francesco Beccheti fitoi më 2 prill dëmshpërblimin prej 110 milionë euro nga qeveria shqiptare për sekuestrimin e televizionit Agon Channel.