Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën se përgjegjia është personale mbi çdo deputet apo zyrtar të PS-së që mund të vihen nën hetime apo akuza.
Pyetur për hetimet që SPAK ka nisur kundër deputetit socialist Ervin Bushati për fshehje të pasurisë, Rama u shpreh:
“PS ka një ndryshim të madh nga partia e syrit që mendojnë vetëm për sy e për faqe. Qëllimi është i përbashkët, përgjegjësia individuale. PS nuk do të bëhet mburojë e hetimeve të individëve. Mos kini merak në këtë aspekt.”
Në 15 nëntor, Prokuroria Speciale e Antikorrupsionit, SPAK pranoi se ka nisur hetimet për deklarimin e pasurisë së deputetit të PS-së Ervin Bushati, pas padisë së PD-së të kryer një muaj më parë.