Kryeministri Rama, gjatë një interviste për gazetën Politico, deklaroi se përmirësimet në jetën politike të Ballkanit kanë ardhur me ndërhyrjen e BE-së dhe se nëse kjo ndërhyrje ndalon, situata mund të përkeqësohet.
Duke folur për integrimin e Shqipërisë në BE, Kryeministri Rama deklaroi se “bashkimi me Kosovën nuk është dëshira e tij, por një alternativë e mundshme nëse BE-ja i mbyll dyert”.
Disa nga deklaratat kryesore të Kryeministrit Rama për Politico ishin:
Për Bashkimin Evropian:
- Ekziston një mungesë e të kuptuarit, ose mungesa e vizionit për të mos e kuptuar se ky rajon ka nevojë për Evropën, por dhe Evropa ka nevojë për këtë rajon.
- Si mund të jetë Bashkimi Evropian i sigurt nëse Ballkani çmendet? Si mund të Bashkimi Evropian të lejojë në zemrën e vet një zonë gri, ku aktorët e tjerë mund të kenë ndikim më të madh se vetë BE-ja? Kjo është e pakuptimtë në aspektin e sigurisë.
- Kam vizituar Beogradin 68 vjet pas vizitës së fundit të një kryeministri shqiptar në Beograd. Kolegu im [kryeministri serb Aleksandar Vuçiç] erdhën këtu [në shqipëri] për herë të parë. Kjo vetëm për tju treguar se sa shumë gjëra kanë lëvizur në drejtimin e duhur për shkak të kësaj magjie evropiane. Por në qoftë se kjo magji evropiane do të venitet, më besoni, gjërat mund të marrin me të vërtetë rrugën e gabuar.
Për krizën në Maqedoni:
- Në Shkup është krijuar një mit për qëllime politike, se partitë shqiptare atje po ndjekin një platformë që është krijuar në Tiranë. Kjo është një gënjështër, një mit i krijuar nga një politikë me shije shumë të keqe.
- Sulmi mbi këtë platformë është shumë i rrezikshëm sepse është një lloj politike që ushqen çarjenen dhe jo bashkimin.
- Gjëja e fundit për të cilën Maqedonia ka nevojë, për të cilin të gjithë ne kemi nevojë, është t’i hedhim zjarr konfliktit ndëretnik, sepse këto janë konflikte që nuk mund të kontrollohen.
- [Shqiptarët në Maqedoni] kanë të drejtën absolute për të kërkuar barazi të plotë me vëllezërit e tyre maqedonas.
Për ish-Kryeministrin britanik Tony Blair
- Në qoftë se Tony Blair, Alastair Campbell dhe Laburistët e rinj nuk do të ekzistonin, unë nuk do të isha bërë politikan.
- Ata kanë qenë frymëzues për mua. Çfarëdo gjëje që ishte çështja e Irakut, nuk është arsye për të harruar gjërat e mëdha që Tony Blair ka bërë, dhe se sa i mirë ishte si kryeministër.