Kryeministri Edi Rama u shpreh se shqiptarët nuk kënaqen asnjëherë, ndaj ai ka vendosur të bëj atë që mendon më mirë.
“Kombi ynë në shekuj nuk e zgjidhi dot kurrë dilemën, ‘çfarë ujë t’i japësh gomarit’, unë kam vendosur që të bëj atë që mendoj që është e drejtë”, ju përgjigj sot Rama pyetjes së gazetarëve nëse ai do të dalë gjithmonë të presë vasksinat në aeroport.
Rama gjithashtu e lavdëroi veten si punëtorë e punëmbaruar, që nuk e ndalojnë dot as kritikat:
“Gomari jam unë gjithmonë kuptohet se unë mbaj ngarkesën, marr dhe të sharat, por kam një mirë që jam gomar që e çoj në destinacion ngarkesën gjithmonë pavarësisht se ata që Faik Konica i quan dembelë aktivë të Shqipërisë nuk më lënë rehat asnjë moment”.
Madje, Rama u shprehs e kritikat dhe të sharat ndaj tij i japin frocë të ecë përpara.